Basha u përgjigjet qytetarëve për prioritetet e PD-së

Nga Exit News
Basha u përgjigjet qytetarëve për prioritetet e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj sot pyetjeve të qytetarëve rreth prioriteteve të demokratëve për sa i përket situatës politike dhe ekonomike të vendit.

Përmes një video të përcjellë në rrjetet sociale të njoftuar më parë me hashtagun #PotëDëgjoj, Basha u përgjigj rreth votimit elektronik, zgjedhjeve të parakohshme, hapjen e partisë, ekonomisë, shëndetësisë etj.

Votimi elektronik

Basha tha se “votimi dhe numërimi elektronik mbeten prioritete të PD-së në mënyrë që shit-blerja e votave të bëhet sa më e vështirë”.

“Natyrisht nuk varet vetëm nga ne. Pala tjetër [mazhoranca] duhet të bjerë dakord po kështu dhe […] duhet të kishte nisur prej kohësh hapat për ta blerë këtë sistem, për ta testuar këtë sistem. Megjithatë më mirë vonë se kurrë. Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë me pasisje elektronike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato vendore në një ditë”

Zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i PD-së, tha se “modeli maqedonas është garanci për rregulla të barabarta loje”.

“[…] ne I qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej ates 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë Kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet. […] qeveria tranzitore është një garanci. Siç funksionon në Maqedoni, le të funksionojë edhe në Shqipëri.”

Hapja e partisë

Basha u shpreh se anëtarësia do të përfshihet me votë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe pushtet local.

“[…] Janë tre parti që po na ndihmojnë […] Partia Konservatore e Kryeministrit Boris Johnson, Partia Republikane Amerikane dhe natyrisht CDU gjermane. […] gjithë anëtarësia e PD përmes një procesi votimi i cili do të sjellë në tryezën e forumeve më të larta vendimmarrëse, Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit të PD, ato zonja e zonjusha dhe ata zotërinj që kanë kaluar këto tre hapa: 1) aplikimin për kandidim; 2) testimi në tre fusha: integritet, vlerat e PD-së; përgatitja për të kryer detyra të larta; 3) të jenë kandidatë që përfaqësojnë me dinjitet qytetarët shqiptarë.”

Shëndetësia

Basha u theksoi se “kolapsi në shëndetësi është kriminal” dhe se “vjedhja më e madhe në shëndetësi bëhet me koncensionet”. Ai u shpreh se koncesionet do të vihen në lupë dhe do të anulohen, por:

“[…] duhet një reformë e thellë e shëndetësisë shqiptare, e cila nis me një përpjekje për t’i mbajtur këtu mjekët e infermierët. Duke rritur rrogat e tyre. Duke u dhënë dinjitetin dhe sigurinë që meritojnë, duke u dhënë kushtet për të punuar dhe duke iu kërkuar llogari pastaj deri më një për kujdesin që tregojnë ndaj pacientit. Shumë shpejt platforma jonë për shëndetësinë do të jetë e gatshme për tu shpalosur dhe për tu bërë pjesë e diskutimit, mendimeve, sygjerimeve, natyrisht edhe pikëpamjeve tuaja.”

Pagesat e energjisë

Kryetari i PD-së tha se “kamatvonesat e energjisë elektrike për familjet në nevojë do të amnistohen”.

“[…] ekipi ynë ka propozuar që për familjet që janë nën minimumin jetik kamatëvonesat të amnistohet masivisht për këto familje. Sepse në fund të fundit e kemi parë se si kjo shumë, që tamam është shumë gjaku që nxirret nga këto familje, po shkon jo për përmirësimin e parametrave të KESH-it apo OSHEE-së, por po shkon për luksin dhe hajdutërinë e zyrtarëve të korruptuar të OSHEE-së, të KESH-it dhe qeverisë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>