Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në Twitter, komentin e bërë nga Ambasadorja Yuri Kim mbi reformën në drejtësi dhe mendimin e Komisionit të Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Basha bënë thirrje për formimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, dhe shprehet se formimi i saj plotëson dy kushtet e vendosura nga BE.
“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore”, – shkruan Basha në Tëitter.