Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se mbas 25 prillit çdo person pjesë e aferave korruptive do të ndëshkohet.
Gjatë konferencës për shtyp, të shtunën, Basha tha se edhe pse qeveritë janë ndërruar pandëshkueshmëria ka vazhduar.
“Pushtetet janë ndërruar edhe më parë, por pandëshkueshmëria ka vazhduar. E përsërisim zotimin tim publik: kush ka vënë dorë në interesin publik të shqiptarëve, mbi pasuritë e shqiptarëve, mbi taksat e shqiptarëve dhe ka cenuar rëndë jetën, shëndetin, shpresën e tyre do të marrë ndëshkimin e merituar me ligj”.
Basha u shpreh se “sfida jonë është t’iu tregojmë shqiptarëve se Shqipëria i ka mundësitë për të dalë nga kjo krizë.”