Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar krimet elektorale lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në takimin me e Jashtëm të Austrisë, Cekisë dhe Sllovenisë në Tiranë, të dielën.
Basha akuzoi qeverinë se ka tjetërsuar vullnerin e qytetarëve duke përdoruar administratën dhe fondet publike, personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit.
Në njoftimin për shtyp mbi takimin, thuhet se Basha u shtroi ministarve nevojën për të nxitur përmbushjen e kushteve të BE-së nga Shqipëria.
Ai veçoi luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe ndarjen e politikës nga krimi.
Kreu i PD-së mori garanci nga ministrat e jashtëm evvropian se do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në vend.
Po ashtu, ata premtuan të konsultojnë raportin e OSBE/ODIHR-it dhe gjithashtu vendimet e organeve të drejtësisë në lidhje me zgjedhjet.