Kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi, të hënën, rritjen e taksave për sipërmarrësit e vegjë, të cilët po shkojnë drejt falimentimit.
Basha postoi në Facebook rrëfimin e një sipërmarrëseje, e cila tregon se që prej vitit 2013 është përballur vazhdimisht me rritjen e taksave. Prej 4-vitesh, biznesi i saj, një dyqan ushqimor është kaluar nga shteti nga biznes i vogël në të madh, duke rritur kështu dhe taksat që ajo paguan.
“Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH. Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit,” u shpreh zonja.
Ajo shprehet se me rritjen e taksave dhe rënien e punës, është drejt falimentimit.
Lulzim Basha tha se PD-ja ka gati planin për rimëkëmbjen e sipërmarrësve që janë në vështrësi:
“Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.”