Kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi, të martën, rritjen e taksave për sipërmarrësit e vegjë, të cilët po shkojnë drejt falimentimit.
Basha postoi në Facebook rrëfimin e një sipërmarrësi, Rolandit,i cila tregon se që prej vitit 2013 është përballur vazhdimisht me rritjen e taksave. Prej disa vitesh, biznesi i tij, një bar-kafe është kaluar nga shteti nga biznes i vogël në të madh, duke rritur kështu dhe taksat që ai paguan:
“Biznesi bën xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja 1 milion e 200 mijë lekë, që nuk ishin të planifikuar fare. Me gjithë sigurime 6 milionë e gjysmë. Dhe taksën e tatim fitimit 5 për qind… Përpos kësaj vijnë dhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptoj fare. 75 mijë lekë, taksë arsimi, e taksë uji, që s’e marr vesh fare dhe na kanë rrënuar pamasë.”
Ai shprehet se me rritjen e taksave dhe rënien e punës, është drejt falimentimit:
“E di çdo të thotë të dalësh me 120 mijë lekë minus, dhe të dalësh me humbje, jo të fitosh s’bëhet fjalë.”
Lulzim Basha tha se PD-ja ka gati planin për rimëkëmbjen e sipërmarrësve që janë në vështrësi:
“Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret.”