
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar të martën aleatët.
Mbledhja zgjati rreth një orë, ku tema që u diskutua ishte reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Partia Demokratike ka propozuar hapje 100 përqind të listave dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore.
Më herët përfaqësuesit e PD i kërkuan opinion OSBE/ODIHR në lidhje me ndalimin e koalicioneve 6 muaj para zgjedhjeve.