Kryetari i Partisë Demokratike Basha ka hedhur sot në Facebook një video të realizuar më një grup grash në Fier, të cilat i shprehën shqetësimet e jetës së përditshme. Ato ngritën problemin e papunësisë, taksat e larta dhe problemet me pagesat për invaliditetin.
Nga ana e tij, Zoti Basha tha se të bashkuar do të gjejnë dinjitetin dhe mirëqënien. Ai shkroi në Facebook se:
“Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë”.
Një prej zonjave tregoi se bashkëshorti i saj megjithëse kishte një këmbë të gjymtuar, institucionet shtetërore nuk kanë pranuar t’i japin ndihmën mujore që meriton:
“Burrin e kam pa punë, e nxorri nga puna, është dhe me një këmbë. Vajti të marrë kempin për këmbën dhe kryeministri jonë i dashur ka vënë ligjin që t’i kesh të dyja këmbët e prera që të marrësh.”
Një zonjë tjetër u ankua për tatimet e shumta që paguan në biznesin e saj të vogël, ndërsa një zonjë e moshuar tha se në gjithë këto vite pensioni i saj nuk është rritur.
Basha i kërkoi atyre të bashkohen me opozitën sepse ditë më të mira do të vijnë me rrëzimin e qeverisë Rama.
Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë. #PotëDëgjoj
Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 22. Februar 2020