Basha: Do anulojmë koncesionet korruptive, paratë i kthehen qytetarëve

Basha: Do anulojmë koncesionet korruptive, paratë i kthehen qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti sot vendimin e opozitës për të anuluar koncesionet dhe partneritetet publike private korruptive, me ardhjen në pushtet.

Gjatë një takimi me fermerët e Lushnjes dhe Divjakës, Zoti Basha premtoi:

“Themeli i politikës sonë për të mbështetur fermerët, për të çliruar fermerët nga ajo zgjedhë, është kjo: paratë që sot shkojnë tek ata, tek ai grusht njerëzish për të cilët punon e gjithë Shqipëria, që ditën e parë të gjitha këto kontrata hajdutërie –se s’dua t’u them koncensione e PPP, se s’janë koncensione, as PPP  – ato që ditën e parë do të anulohen.”

Kreu i opozitës tha se të gjithë përgjegjësit që përmes koncesioneve korruptive kanë çuar para nga buxheti i shtetit tek miqtë e kryeministrit Rama do të mbajnë përgjegjësi dhe paratë do t’i rikthehen qytetarëve:

“Ne do të ngremë një mekanizëm që do të gjurmojë ku i kanë çuar ato para, në çfarëdo forme, edhe po t’i kenë ngurtësuar, dhe një gjë ju siguroj: ato qindra milionë euro që sot gllabërohen në forma të ndryshme, do të kthehen të gjitha në shërbim të njerëzve.”

Duke folur më konkretisht për bujqësinë e blegtorinë, Basha tha se opozita do të subvencionojë direkt fermerët pas pasur nevojë për ndërmjetësim nga ‘burokratët dhe hajdutët’:

“Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvencioneve direkte.

Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë dhe kjo bie në kurrizin tuaj. Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvencionet direkte.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>