Basha: Do të ndërshkojmë ata që kanë abuzuar me fondet e rindërtimit

Nga Exit News
Basha: Do të ndërshkojmë ata që kanë abuzuar me fondet e rindërtimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, tha se qeveria e tij do të hetojë me prioritet gjithë rastet e abuzimit me fondet e rindërtimit.

Ai u shpreh se kandidatët për deputet nga Durrësi kanë nisur me hetimin, brenda tagrit të tyre si parlamentar të ardhshëm, për të gjitha abuzimet që janë bërë me rindërtimin.

Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivit të nesërm, brenda tagrit të parlamentit të nesërm,” – tha Basha.

E vetmja garanci, u shpreh ai, që rindërtimi të përshpejtohet është që procesi të udhëhiqet nga një grup ekspertësh dhe jo një grup hajdutësh.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>