Kreu i PD-së, Lulzim Basha premtoi se në qeveri do të sigurojë që mosha e tretë të ketë kujdesin bazë.
Gjatë një takimi me një çift pensionistësh, Basha u shpreh se qeveria dërgon paratë te konçesionet jo te qytetarët.
Çifti i pensionistëve shprehu shqetësimin e shtrenjtësisë së kurimit për sëmundje në Shqipëri.
“Ne do të ngremë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj. Rama ua shpërndan taksat oligarkëve”, u shpreh Basha.