Basha: Do t’ia nxjerr nga hunda çdo qindarkë që ju kanë vjedhur shqiptarëve

Nga Exit News
Basha: Do t’ia nxjerr nga hunda çdo qindarkë që ju kanë vjedhur shqiptarëve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të gjurmojë, konfiskojë dhe kthejë tek shqiptarët paratë e vjedhura përmes aferave korruptive. Në konferencën për shtyp, sot, Basha u shpreh se:

“Ligji antimafia do të do të gjurmojë paratë e të gjithëve që i kanë fshehur paratë e vjedhura shqiptarëve. Bëni kujdes sepse çdo kontratë do t’i nënshtrohet ligjit antimafia. Do t’i nxjerr pasuritë kudo ku i kanë futur, do tja nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që ju kanë vjedhur shqiptarëve”.

Basha i bëri thirrje SPAK të hetojë, dhe të mos bëhet palë me vjedhjen:

“Zotërinj të SPAK ju inkurajoni vjedhjen, bashkëpërgjegjës që shqiptarët të mos kenë masa lehtësuese të cilat kanë 3 javë e një ditë që i përsëris.

Sot është koha të hapni gojën dhe të tregoni se kur do ti kycni në pranga organizatën e strukturuar kriminale, për shkak të ët cilëvë shqipatërt nuk marrin dot ndihmë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>