
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregoi se si program elektoral për ekonominë i PD-së do të sjellë rritje ekonomike dhe do të nxisë punësimin.
Gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të shoqatës së bashkimit të prodhuesve shqiptarë, ai tha se:
“Taksa e sheshtë 9% dhe ulja e kontributeve shoqërore në 18% …. do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit”.
Basha kritikoi taksën prej 15 përqind ka sjellë “uljen e fitimeve të biznesit, në skenarin më të keq falimentimin e biznesit”. Ai tha se nga “konstatimet e KLSH-së korrupsioni për 7 vjet ka shkuar në 7.2 miliardë euro”.