Kryetari i PD-së u takua të enjten mbasdite me biznese të vogla të Farkës dhe Baldushkut. Bizneset ju ankuan Bashës se për xhiron e rënë, taksat e rritura dhe për mos përfitim të pagës së luftës.
Ndërsa, Basha i premtoi se “e gjithë vëmendja jonë do të jetë tek fuqizimi i sipërmarrjes, zhvillimi i bujqësisë dhe punësimi”.
Gjithashtu, Basha shkroi në Facebook se në planin ekonomik të PD-së parashikohet:
Lehtësi për biznesin dhe thithjen e investimeve të huaja që hapin vende pune.
Mbështetje për sipërmarrjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për punësimin e tyre.
Subvencioneve për çdo fermer në bazë të prodhimit të tyre.