Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në 8 vite janë promovuar gra kriminele në politikë e parlament.
Gjatë një takimi me kandidatet për deputete, Basha u shpreh se ekipi i grave në PD ka sjellë një model të ndryshëm, ku pjesëtare të listave janë profesioniste të fushës.
“Problemi është i dyfishtë, jo thjesht dhe vetëm nga problemi që duhet tejkaluar, modernizuar, por edhe modeleve shkatërrimtare që ka sjell ky kryeministër në 8 vite. Nuk ka promovuar gratë, por modelet më të këqija, ata të grave kriminele të Shqipërisë.
Kemi profesionistë të zonja, kontributi i të gjithave është garancia, e papunësisë që prek më shumë gratë se burrat. Kemi, shkrimtare, artiste, arkitekte, kemi një skuadër të shkëlqyeshme të cilat më mbushin me frymëzim dhe më bëjnë krenar të jem pjesë e kësaj skuadre fituese.”
Ai shtoi se me 25 prill do të ketë një ndryshim thelbësor për gratë dhe vajzat e vendit.