Kreu i partisë Demokratike deklaroi të enjten në Open se prioriteti i qeverisë së PD do të jetë ekonomia.
Ai tha se do të merren vendime brenda javës së parë të qeverisjes.
“Do ta rikthejnë rritjen ekonomie si prioritet, duke ulur taksat, me taksën e sheshtë 9%, me tavanin, uljen e çmimit të naftës, heqjen e vargonëve fiskalë. Me planin tonë do të ketë çlirim të energjive pozitive të shqiptarëve”, tha Basha.
Ai u shpreh se prioritet do të jenë dhe njerëzit në nevojë, “ata që janë hequr nga ndihma ekonomike, do iu dyfishohet ndihma ekonomik”.
“Do të bëhet transparent rindërtimi, që do të bëhet në pronat e tyre, dhe çdo banesë do i takojë banorit. Do të ketë një paketë të menjëhershme ndihme për familjet që janë zhytur në borxh për të kuruar njerëzit e tyre nga Covid-i, një paketë për biznesin e vogël, që ‘ti japim fund mbylljes së biznesit”, tha Basha.
Ai deklaroi se sa i përket, BE brenda 100 ditëve të para do të ndodh hapja e negociatave, “duke i përmbushur të 15 kushteve, që janë kulari i fundit që Rama dhe qeveria e tij vunë në fytin e shqiptarëve. Përsëris edhe njëherë zotimin tim që 15 kushtet do të plotësohen dhe Shqipëria do të hapë negociatat”.