Pas rikonfirmimit në krye të PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion të fortë politik kundër qeverisë.
“Është koha për ne të hidhemi edhe njëherë në betejë”, iu drejtua Basha demokratëve në një deklaratë në media.
Basha falenderoi anëtarët e partisë dhe theksoi se vota e tyre përcaktoi vijën e aksionit politik të PD ndërsa nënvizoi se kjo është “rruga e drejtë por më e vështirë”.
“Me këtë votë të qartë ju refuzuat të njihni masakrën zgjedhore të 25 prillit! Me këtë votë të qartë ju refuzuat bashkëpunimin me regjimin Rama-Doshi! Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill”, u shpreh Basha.
Basha kishte dhe një mesazh për tre kandidatët që garuan përballë tij në zgjedhje. Ajo i ftoi ata të bashkohen përtej diferencave kundër “regjimit Rama-Doshi”.