
Kryetari i PD-së Lulzim Basha takoi të premten ministrin e jashtëm të Hungarisë zotin Szijarto.
Ai e falenderoi ministrin për “mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, në një dalje për median pas takimit.
Basha fajësoi drejtimin e vendit nga kryeministri Rama për shtimin e kushteve të BE-së ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.
“Ishte pikërisht dështime i këtyre 8 viteve të Edi Ramës që nga 3 u bën 5, 9 dhe pastaj 15 kushte dhe do të jetë ndryshimi i 25 Prillit që do të bëjë të mundur zhbllokimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, u shpreh Basha.
Më parë ministri hungarez takoi edhe Ministren e Jashtme Xhaçka, ku folën për procesin e integrimit të vendit në BE.