Basha flet për kritikët

Nga Exit News
Basha flet për kritikët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dha një mesazh për të gjithë ata që kritikojnë PD-në dhe vetë atë. Në fjalimin e tij në Kuvendin e partisë, ai u shpreh se nuk do t’i lërë më ta kritikojnë, por do t’ju përgjigjet:

“Kam një mesazh për të gjitha ata që për një motiv ose një tjetër kanë luftuar më shumë kundër PD-së se sa kundër Ramës. Jeni të mirëpritur ti ktheheni vlerave tona.

Por kurrë më nuk do të kthejë faqen tjetër ndaj atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme”.

Ai akuzoi qeverinë se paguan miliona euro në media për të sulmuar atë dhe partinë:

“Antiopozitarizimi në media dhe politikë që vendos mashtrimin mbi faktet. Ne kemi parë se si prej vitesh shpenzohen miliona euro për të goditur PD-në dhe mua, ndaj ne nuk do të lejojmë përmyesjen e vlerave nga regjimi dhe kasnecët e tij”.

Basha u shpreh se pranon kritikat por nuk pranon relativizimin e normalizimin e vjedhjes së votave.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme