Gjatë një takimi me studente, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin “4 vjet të tjera ngecje në vend apo të shkojmë përpara.”
Në bashkëbisedimin me studentet e reja, kreu i PD-së foli për disa masa për të garantuar trajtimin e barabatë të grave dhe burrave.
- Zbatimin rigoroz të barazisë së pagës për punë të barabartë
- Stimulimi pozitiv, diskriminim pozitiv në arsimin profesional, arsimin kualifikues, arsimin e lartë.
- Punësim për vajzat dhe gratë
- Dhënien fund të diskriminimit dhe të keq përdorimit të gruas në administratë dhe në nivelet e larta të vendimmarrjes politike.
Këto janë masa të domosdoshme sipas kreut të opozitës i cili tha se kur bie ekonomia shtohet dhuna në familje.
Basha shtoi se një tjetër problem është “mungesa e instrumenteve për ti bërë ballë jo vetëm në kuptimin penalizues të dhunuesit por edhe parandalues dhe korrigjues.”.
Kreu i PD-së përmendi edhe disa nga pikat kryesore të progamit të opozitës për çiftet e reja.
- Asistencë direkte për çiftet e reja dhe për çiftet me fëmijë.
- Subvencionet për banesat, 5000 subvencione 100% të interesave të kredisë për të blerë një banesë.
- Çeku prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare.
- Tekste falas, të paguara nga buxheti i shtetit, në arsimin parauniversitar
- Reformën në arsimin e lartë e cila nuk do ti pamundësojë asnjë të riu dhe asnjë të reje, studimet për shkak të pamundësive ekonomike të familjes.
Basha, është shprehur se Shqipëria rrezikon të izolohet nëse kryeministri Rama qeveris edhe 4 vite të tjera.
“Edhe 4 vjet të tjera rrezikojnë izolim, izolim të Shqipërisë”, deklaroi Basha.
Basha ishte i shoqëruar nga Grida Duma gjatë takimit me studentet me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe zgjedhjet e 25 prillit.