Basha, Gara në PD tregon se jemi parti e hapur e europiane

Nga Exit News
Basha, Gara në PD tregon se jemi parti e hapur e europiane

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se beteja e tij për të sjellë ndryshimin në vend do të vijojë dhe se PD është e vetmja forcë politike për ta vazhduar atë.

Gjatë një takimi me demokratët e Korçës dhe Pogradecit, Basha u shpreh se gara brenda PD-së do të dëshmojë se PD është parti e hapur dhe parti europiane.

“Dhe padiskutim ajo që kjo garë dëshmon, është demokratët gjithmonë e kanë mirëpritur hapjen, provat janë edhe në këtë garë, ku shumë prej kandidatëve janë produkt i hapjes. Dhe hapi i parë në vazhdimin e kësaj beteje është 13 qershori, ku pjesëmarrja dhe prania në një proces demokratik të brendshëm do t’i tregoje jo thjesht demokratëve, jo thjesht anëtarëve të familjes tonë politike, simpatizantëve, ndjekësve, votuesve tanë, por gjithë Shqipërisë se ne jemi dhe mbetemi garancia për ta çuar betejën dhe aspiratën e tyre për ndryshim deri në fund.”, u shpreh Basha.

Basha tha se kjo garë brenda partisë duhet t’i shërbejë bashkimit si e vemtja mënyrë për të mundur Edi Ramën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>