Basha i drejtohet Ramës: Unë do të mposht në zgjedhje

Nga Exit News
Basha i drejtohet Ramës: Unë do të mposht në zgjedhje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim duke theksuar se do ta mposhtë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një video mesazh, Basha deklaroi se i kërkoi Ramës të zbatojë planin e tij për të parandaluar përhapjen e infeksionit .

“Në vend që të luftosh kovidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje.  Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë.  

Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët.  “

Basha i kërkoi Ramës të mos e bllokojë “rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>