
Kryetari i PD -së Lulzim Basha i bëri thirrje socialistëve të Librazhdit të votojnë PD-në dhe të largohen nga hajdutët.
“Juve nuk ju lidh asgjë me hajdutët. Ndoshta u besuat premtimeve boshe. Bashkohuni me ndryshimin”, ju drejtua Basha socialistëve të Librazhdit, të shtunën.
“25 prilli nuk është dita e politikanëve, është dita e popullit, dita e qytetarëve, është dita kur ju vendosni me votën tuaj për familjet tuaja”, shtoi Basha.
Ai u shpreh se Rama këto 8 vite ” eshndërroi Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike ku gjithçka u përqendrua në duart e vetëm 4 apo 5 njerëzve të pushtetit”.