Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi ministrit gjerman për Evropën të “denoncoj masakrën zgjedhore të 25 prillit, para se të jetë vonë”.
Në një dalje për median pas takimit me ministrin Roth, të premten, Basha u shpreh se:
“I kam kërkuar ministrit të denoncojnë masakrën e 25 prillit, para se të jetë vone, që të mos lejojnë që Shqipëria të jetë e mbushur me kriminelë në Kuvend, e drogë”.
Basha u shpreh i bindur se e vetmja mundësi që vendi të ecë përpara është rruga drejt integrimit evropian.
Por ai u shpreh se vendi nuk i ka plotësuar kushtet dhe ka mbetur në ‘vend numëro’, për 8 vite:
“Për fat të keq edhe nga raportet, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE, të cilat janë rënduar më shumë nga zgjedhjet e 25 prillit”.