Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka konsideruar zgjedhjet për kryetar në 13 qershor si një referendum nëse zgjedhjet e 25 prillit ishin masakër zgjedhore apo fitore e Edi Ramës.
Basha iu tha demokratëve në Tiranë se zgjedhjet në 25 qershor ose ishin masakër zgjedhore ose fitore e Edi Ramës dhe humbje e Partisë Demokratike.
“Të dyja bashkë nuk mund të jenë”, deklaroi Basha.
“Ndaj në 13 qershor sigurisht vota është për kryetarin e Partisë Demokratike, fleta e votimit nuk është referendum për këtë pyetje, por për fat të keq po kthehet edhe në referendum për këtë pyetje”, shtoi kreu i PD.
Sipas Bashës, zgjedhjet në për kryetar në PD do të përcaktojnë aksionin politik të PD dhe “kohëzgjatjen dhe fatin” e betejës me PS.
Basha tha se është përgjegjësi e çdokujt që vë interesat e PD mbi interesat personale që të refuzojë njohjen e “masakrës zgjedhore”.
Kreu i PD foli gjithashtu gjatë takimit për zemërim popullor që po vjen sipas tij nga zhgënjimi dhe mosbesimi ndaj zgjedhjeve të 25 prillit.