Basha i përgjigjet akuzave për vila dhe tendera

Nga Exit News
Basha i përgjigjet akuzave për vila dhe tendera

Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu përgjigjë pyetjes së gazetares Sonila Meço në Tempora, për akuzat për vila dhe për tendera të fituara nga familjarët e tij.

Ai tha se këto akuza janë të rreme dhe Veliaj u padit në gjykatë për këto akuza.

Ju jeni gazetare e përgjegjshme dhe e dini fare mirë se këto nuk janë të vërteta. Veliaj që ka marrë rolin e shpifësit është paditur në gjykatë dhe javën e kaluar nuk është paraqitur në gjykatë. Këto janë shpifje. Unë nuk po flas për shpifje, por me fakte nga thesari i shtetit”, tha Basha në Tempora, të martën.

Basha theksoi se të gjithë politikanët, përfshirë edhe Ramën dhe atë vetë do t’i nënshtrohen ligjit anti mafia:

“Duhet të funksionojë mekanizmi anti-mafia. Çdo politikan, duke nisur nga kryeministri dhe unë duhet të t’i nënshtrohen ligjit anti mafia nëse kanë firmosur kontrata korruptive. Ata duhet të vërtetojnë barrën në mënyrë individuale”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>