Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama të premten nga Ndorqi për thirrjen e tij për bashkëpunim. Basha tha se përgjigja është jo.
“E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigja ime është jo! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Votoni 9! Vendimi është në dorën tuaj”, tha Basha.
Ai u bëri thirrje të premten socialistëve që të votojnë për PD.
Ai tha se një mandat i tretë për Ramës do të ishte rreziku më i madh për Shqipërinë.
Basha ishte të premten në Ndroq në një takim elektoral.
“Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin”, tha Basha.