Basha i prezanton familjes Leci programin e PD

Nga Exit News
Basha i prezanton familjes Leci programin e PD

Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të premten familjen e Ramazan Lecit, të cilës i prezantoi programin elektoral të PD-së.

Basha deklaroi se familja është në qendër të programit të tij që nga momenti i krijimit deri në momentin që fëmijët dalin në punë.

“Ne i kemi dhënë vëmendje të veçantë familjes në planin tonë që kemi shpalosur, në programin tonë qeverisës, duke e shoqëruar familjen nga momenti i parë i krijimit deri në momentin kur fëmijët dalin në punë. Ne e kemi vendosur në program që nga momenti që lind deri në 5 vjeç, çdo fëmije muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Nga momenti që lind fëmija derisa të bëhet 5 vjeç, muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra.”

Basha tha se në planin për arsimin, fëmijët do të qendrojnë në shkollë deri kur të mbarojnë detyrat. Ai tha se qeveria e tij do të garantojë dhe një vakt për nxënësit.

Kreu i PD-së premtoi se tekset e shkollave do të jenë falas. Ai tha se për çiftet e reja shteti do të paguajë interesat e kredisë për shtëpnë.

Kreu i PD-së prezantoi të mërkurën programin elektoral për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit. Pikat kryesore të programit mund t’i shihni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>