
Kreu i PD-së, në një takim elektoral në Berat, i konsideroi “kriminale dhe poshtëruese“, udhëzimet e drejtorit të Hipotekës Artan Lame për fshehjen e të vërtetës mbi legalizimet qytetarëve, para zgjedhjeve të 2017.
Basha pohoi se hapi i parë i qeverisë së tij do të ishte “heqja e lakut nga fyti i dhjetëra, mijëra familjeve, të gjithë atyre, të cilët i mbajnë varur me premtimet për legalizim ndërsa bëhen gati tua prishin shtëpinë pas zgjedhjeve…”
Ai përsëriti sërish premtimin për amnisti të gjobave të vendosura gjatë qeverisjes Rama.
“Amnisti për gjobat e një shteti gjobaxhi, të nginjur deri në palcë me paratë e djersën e beratasve dhe shqiptarëve punëtorë e të ndershëm“.