Basha këmbëngul për zgjedhje të parakohshme në 2020

Nga Redaksia
Basha këmbëngul për zgjedhje të parakohshme në 2020

Gjatë një mbledhjeje me strukturat e Partisë Demokratike, Kryetari Lulzim Basha këmbënguli sot se vitin e ardhshëm, pas përmbylljes së programeve dhe propozimeve për reformën zgjedhore të kërkohen zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe vendore.

Top-Channel raportoi se ndër udhëzimet që zotit Basha pati për kryetarët e degëve ishte përgatitja brenda muajit janar e alternativës për zgjedhje të mundshme.

“Duhet të bëhemi gati me projektin tonë, alternativën organizimin për zgjedhje. […] Jemi në përfundim të programit ekonomik [..] pas festave do t’ia prezantojmë përpara qytetarëve propozimet tona për reformën zgjedhore dhe kërkojmë që brenda muajit janar të miratohet reforma dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme sa më shpejt.”

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhjeje, kryetari i PD-së i kërkoi strukturave të partisë të identifikojnë familjet e prekura nga tërmeti, të cilat nuk kanë marrë ndihmë dhe të evidentojnë vlerësimet e banesave të tyre. Mediat raportuan se zoti Basha udhëzoi kryetarët e degëve që të ngrenë grupe pune për situatën dhe u kërkoi anëtarëve të PD-së të jenë pranë qytetarëve.

“Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>