Basha, Rama nuk më do në krye të PD

Basha, Rama nuk më do në krye të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Basha indirekt po akuzon kryeministrin Rama se po mbeshtet sulmet e tij në Partinë Demokratike. Në një takim me me demokratët në Dibër, Basha u shpreh se:

Le ta themi troç, drejtëpërdrejtë: nuk do Edi Rama që ne të vazhdojmë betejën bashkë dhe nuk do që unë të jem në krye të kësaj beteje.

Basha akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të kompromentojë PD-në duke propozuar bashkëpunim.

Basha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e partisë më 13 qershor duke i quajtur ato si një mundësi për t’u bashkuar dhe një tregues i diferencës midisPD dhe Partisë Socialiste e cila sipas tij është “partia e gojës së mbyllur”.

Basha tha se zgjedhjet po bëhen për hir të rregullave statutore dhe se duhet t’i bashkojnë më shumë demokratët. Ai kërkoi që ato të mos kthehen në arsye për konflikte të brendshme brenda partisë.

“Pra, t’ia mohojmë kundërshtarit tonë dhe armikut të demokracisë dhe të shqiptarëve, kënaqësinë që këtë garë që e bëjmë për hir të regullave, ta kthejmë në një mundësi për të na lidhur duart nga mbrapa, për t’u marrë me veten tonë”, deklaroi kreu i PD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>