Basha: kodi i ri zgjedhor hap përpara për zgjedhje të lira

Basha: kodi i ri zgjedhor hap përpara për zgjedhje të lira

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur marrëveshjen një hap përpara për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkroi Basha në twitter.

Ai tha se PD po punon për t’i kthyer qeverisjen qytetarëve:

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve”.

Basha falenderoi edhe ndërkombëtarët për ndihmën e dhënë në arritjen e marrëveshjes:

“Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>