Basha komenton Ramën për tërmetin: Pa plan, dhe e shkëputur, e mbyllur në kullë fildishti

Nga Exit News
Basha komenton Ramën për tërmetin: Pa plan, dhe e shkëputur, e mbyllur në kullë fildishti

Kryetari i PD-së Lulzim Basha komentoi menaxhimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, nga qeveria Rama.

I ftuar në emisonin ‘Çim Peka Live’, të enjten ai tha se “filozofia e Ramës është pa plan, dhe e shkëputur, e mbyllur në kullë fildishti që ndodhen në duar të pak të privilegjuar, që e shohin për të marrë para edhe procesin e rindërtimit”.

Basha akuzoi qeverinë se po manipulon me shifrat e personave që janë pa banesa nga tërmeti.

“Një vit më pas ata nuk duhet të ishin më në çadër. Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë nga Facebooku dhe Instagrami”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>