
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Kosova dhe Shqipërisë duhet të kenë një poltikë të unifikuar në lidhje me akt-akuzat e ngritur nga Gjykata Speciale.
Pas takimit me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj, Basha u shpreh:
“Kemi folur për një sfidë konkrete, që është ai i përballjes me Gjykatën Speciale. Ky proces nuk duhet lejuar të kthehet në cënim të Luftës së UCK. Për këtë kërkohet bashkërendim i plotë dhe i gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjitha forcat politike në të dy vendet duhet të japin kontributin e tyre dhe të jenë njëzëri në mbështetje të saj. Kjo është një sfidë për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit”
Ndërkohë Hoxhaj u shpreh se Shqipëria duhet të japë mbështetje maksimale ndaj Kosovës.
“Lufta e drejtë e UCK është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë. Mund të ketë situata që kjo gjykatë të përdoret në të ardhmen në raport me të ardhmen e Kosovës”