Basha: Kosto e shportës ushqimore është rritur me 40%

Nga Exit News
Basha: Kosto e shportës ushqimore është rritur me 40%

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten se kosto e shportës ushqimore është rritur me 40%.

“Ndërkohë që pagat kanë mbetur në vendnumëro. Punësimi ka mbetur në vendnumëro. Të ardhurat kanë mbetur në vendnumëro”, tha Basha.

Ai tha se nëse mund të flasim për diçka konkrete në kuptimin e ndryshimi “ është mirë-administrimi i financave shqiptare, që do të thotë se paratë e taksapaguesve do u kthehen qytetarëve”.

Kreu i PD theksoi se ekonomia, papunësia, çmimet e larta, emigracioni i të rinjve janë problemet më të mëdha që ka vendi.

“Përveç paketës fiskale dhe klimës së përmirësuar të biznesit, është moratoriumi 1 vit mbi gjobat. Ne e kemi gati planin e reformës”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>