Basha: Kostoja e jetesës është rritur, të largohet Rama

Nga Exit News
Basha: Kostoja e jetesës është rritur, të largohet Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rritur koston e jetesës. Ai publikoi të premten një video, ku një qytetar tregon se nuk ka mundësi të paguajë librat për shkollën e vajzës.

Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës. I kërkova, i gjeta diku në vend tjetër dhe ia bleva pas 3-4 ditëve. Ishin trembur se të gjithë i kishin blerë, këto akoma, ose fletore, ose ndonjë laps. Më shumë i kam marrë dhe me listë dhe i paguaj çdo fund muaji dhe pothuajse po kështu vazhdoj”, shprehet qytetari.

Basha shkruan se është koha të largojmë Ramën.

“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>