Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar për 8 vite.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se kostoja e jetesës është rritur dhe gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri ekstreme.
Ai shkruan se PD ka një plan ekonomik që do të sjellë mirëqënie, do të rrisë pagat dhe pensionet.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët! 🇦🇱”