Kriza politike nuk mund të zgjidhet nga të huaj, zgjidhja duhet të gjendet brenda vendit. Kështu u shpreh kryetari i Opozitës Lulzim Basha në një takim me qytetarët në Shkodër.
Ska zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja do të vijë nga brenda. Jashtë kemi pasur miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimë apo duke parë nga qielli. Zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona.
Më tej, Zoti Basha sqaroi se:
Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe ajo mund të zgjidhet duke e ndarë atë nga krimi.
Proces zgjedhor pa garancinë se qytetarët nuk do të dhunohen, pa një transformim të thellë, nuk mund të ketë. Do të vazhdojmë betejën deri në fund për të çliruar Shqipërinë nga politika e lidhur me krimin.
Ne jemi të vendosur t’ua japim këtë zgjidhje shqiptarëve. Dhe, bashkë me platformën që do të paraqesim para qytetarëve në dialog me qytetarët, bashkë me zgjidhjet që do të parashtrojmë, do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë jetë sa më pak e mundimshme dhe sa më e shkurtër.
Ka një zgjim të madh brenda vendit dhe jashtë vendit dhe kjo situatë e mënxyrshme ekonomike, që është produkt i krizës politike të prodhuar nga nga bashkëpunimi i krimit me politikën, nuk do të zgjasë dhe nuk mund të zgjasë. Triumfi i të mirës mbi të keqen nuk do të vonojë.