Basha kujton 29 vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 1992

Nga Exit News
Basha kujton 29 vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 1992

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kujtoi të hënën 29 vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1992. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se data 22 mars 1992 shënoi ndarjen përfundimtare nga diktatura komuniste.

Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, është një ditë domethënëse jo vetëm për ne demokratët, po për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte ora e ndarjes përfundimtare me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri, vërtet të gjatë dhe të lodhshëm, por të domosdoshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. 22 Marsi, kjo ditë e shpresës, ditë e fitores, kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. “ u shpreh Basha.

Kreu i PD-së, pohoi se në qeveri do të anëtarësojë Shqipërinë në Europë, si realizim të ëndrrës së shqiptarëve.

“Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im dhe të gjithë së bashku do t’ia dalim. Ju falënderoj nga zemra për të gjithë angazhimin tuaj që ditët e para të kësaj beteje të pashembullt e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e të keqes dhe fitoren e ëndrrës të shqiptarëve të bashkuar, rinisje në rrugëtimin tonë drejt Europës, fitoren e çdo familjeje Shqiptare dhe të Shqipërisë!” përfundoi ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>