Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kujtoi sot anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në 2008.
“Të dashur bashkëqytetarë, sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.
Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do tia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë!”, shkroi Zoti Basha.
Zoti Basha postoi edhe një video nga momenti historik i anetarësimit të vendit në NATO.