Kryetari i PD-së Lulzim Basha kujtoi të shtunën 4 vjetorin e shënjtërimit të Nënë Terezës.
Në një postim në Facebook, Basha i kërkoi qytetarëve të mendojnë për gjendjen se ku ndodhet vendi dhe se çfarë duhet të bëjnë për ta ndryshuar.
Ai tha se të gjithë duhet të frymëzohemi nga shprehja e Nënë Terezës “Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Si dhe, shtoi Basha që do të punojë “për të ndërtuar një jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë”, më shumë punësim, dhe më shuëm përkujdesje për të pamundurit.