Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të dielën nga Kukësi se ai është një qytet i zbrazur nga emigracioni. “Edi Rama, shkaktari i kësaj plage. Votoni numrin 9 për ta ndryshuar”, tha Basha.
Basha të dielën ishte po ashtu në Tropojë dhe në Has, ku u kërkoi banorëve të votojnë PD për “të sjellë ndryshimin”.
“Për tetë vite me radhë Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva me emigracionin më plagë në Shqipëri. Tetë vite dështime kanë lënë plagë në trupin e Kukësit më të thella se kudo tjetër. Kjo është një plagë që rrjedh anembanë vendit. Mijëra djem dhe vajza të larguar, mijëra të tjerë ikin përditë. Ky realitet nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam Shqipërinë, po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve duke votuar numrin 9”, tha Basha.