Basha letër bankave: Mos mbështesni projektet korruptive që cënojnë interesin publik

Basha letër bankave: Mos mbështesni projektet korruptive që cënojnë interesin publik

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar bankave të vendit të distancohen nga mbështetja e projekteve korruptive të qeverisë dhe të mos lejojnë subjekte të tilla ta “përdorin bankën si infrastrukturë për pastrimin e produkteve që rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm”.

“Ne shprehim besimin e plotë që ju do të distancoheni dhe nuk do të bëheni palë në akte që provojnë mbështetjen ndaj projekteve korruptive, që cënojnë interesin publik” — shkruan Zoti Basha në një letër dërguar bankave private të vendit dhe Bankës Kombëtare.

Në lëtër, Basha shkruan se plani i opozitës për të ndaluar këto projekte korruptive përfshin:

Ngritjen e strukturave që do të verifikojnë plotësimin e kushteve nga operatorët ekonomikë privatë që kanë përfituar leje ndërtimi apo kontrata publike, mundësitë financiare që këta operatorë kanë pasur duke i krahasuar me kostot reale të investimeve të kryera dhe çmimet e shitjes së produkteve e shërbimeve të tyre, gjurmimin e financimeve të tyre etj.

Revokimin e lejeve apo përfundimin e kontratave të dhëna në mashtrim me ligjin apo në kundërshtim me të, kalimin në favor të shtetit të gjithë pasurisë së fituar nëpërmjet apo të përfshirë në të tilla aktivitete etj.

Gjithashtu, Basha i ftoi bankat të bëjnë propozimet e tyre për të ndihmuar opozitën në hartimin e programit për luftën ndaj pastrimit të parave:

“Mirëpresim çdo propozim që mund të na jepni për t’u bërë pjesë e programit për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>