Basha: Më 18 shkurt të ngrihemi për një qeveri të njerëzve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarë të Fierit akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po e çon vendin drejt rrënimit. Ai deklaroi se paratë e qytetarëve po shkojnë në xhepat e pushtetarëve.

Basha ripërsëriti dhe një herë qendrimin e tij se votimi dhe numërimi elektronik janë zgjidhja për një proces të ndershëm zgjedhor.

“Përmes zgjedhjeve të lira ne do t’i hapim rrugën një qeverisje të drejtë dhe të ndershme. Prandaj duhet të ngrhemi më 18 shkurt për një qeverisje të njerëzve dhe jo të kastave të korruptuara “,- deklaroi Basha.

Lideri demokrat u shpreh se protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe do të vazhdojnë deri në garantimin e zgjedhjeve të lira.

Lajme te ngjashme