Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha i ka premtuar përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë se PD do të financojë projekte madhore që do të krijojnë punësim dhe mirëqënie.
“Ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët”, tha Zoti Basha në takim me Dhomën e Tregtisë.
Gjatë takimit përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë u ankuan se ndihma financiare e qeverisë për krizën e pandemisë është e pamjaftueshem dhe proceduart burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme.
Ndërsa, Zoti Basha tha se masat e PD-së për të ndihmuar biznesin kryeministri Rama nuk i zbatoir dhe zgjodhi t’i shpenzojë paratë me oligarkët.