Basha me fermerët e Çërrikut: €100 milionë subvencione drejtpërdrejt

Basha me fermerët e Çërrikut: €100 milionë subvencione drejtpërdrejt

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi qytetarëve të mos e votojnë më kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën?”, ju drejtuar Basha, fermerëve të Cërrikut.

Basha i premtoi fermerëve “100 milionë euro subvencione, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore vit për vit”:

“Subvencionet do të shkojnë drejt për drejtë tek fermeri, pa burokraci dhe pa kërkuar Nipt-in, por duke konsideruar numrin unik të identifikimit të shtetasit që ka çdo fermerë në kartën e vet të identitetit si Nipt-in e fermerit”.

Ai krahasoi punët e kryera nga qeveria e PD-së dhe qeveria Rama:

“Për 8 vjet nuk e përfundoi unazën e Tiranës 8 vjet se mbaruan dot, ne bëmë dy tunele, Kalimashin dhe Elbasanin, autostrada, rrugë. Këta nuk mbaruan dot unazën e Tiranës që e gjetën gati me projekt, me financime, me të gjitha”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>