Basha mesazh ngushëllimi për largimin nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit

Nga Exit News
Basha mesazh ngushëllimi për largimin nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit.

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit, simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar, mishërim i përkushtimit ndaj besimit në Zot dhe respektit e bashkëpunimit ndërfetar, personalitet me kontribute për Shkodrën e më gjerë”, shkroi Basha në Twitter, të enjten.

Ai shprehu mbështetjen e tij për familjen Zaganjori:

“Jam shpirtërisht pranë znj. Valdete, familjes Zaganjori dhe miqve të tij të shumtë në këtë humbje të madhe për ta dhe për Shkodrën. Sot humba një mik të çmuar, këshillat e urta dhe fjala e të cilit do të më mungojnë shumë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>