Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten në News 24 se “mjerimi ka arritur proporcione që janë të paimagjinueshme”.
Ai tha se ekonomia familjare është në pikën më të ulët për një kohë shumë të gjatë. “Këto janë shqetësimet reale të shqiptarëve”, tha Basha.
Ai tha se Covid-19 nuk është shqetësimi i Ramës.
“Po të kishte pasur këtë shqetësim nuk do të kishte dhënë 7-8 herë më pak se Kosova për ndihmë ekonomike gjatë pandemisë. Shqetësimi i tij është padurimi i shqiptarëve për ndryshim”, tha ai.
Kreu i PD tha se pagesat për inceneratorët dhe PPP-të, kanë vijuar dhe gjatë pandemisë.
“25 prill do të largojnë atë që keqmenaxhoi pandeminë më shumë se çdo vend në Ballkan”, tha ai.
“Me marrjen e përgjegjësisë, garantoj se as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë”, shtoi Basha.