
Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të certifikojë dhe do të garantojë tregun e huaj për vajin shqiptarë.
“Aftësia për ta eksportuar, dhe për ta eksportuar me çmime të mira është tërësisht në dorën e shtetit. Për këto duhet të bëjmë dy gjëra: E para e punës certifikimin, që është detyrë 100 për 100 e shtetit. Dhe e dyta këtë që the, me diplomacinë ekonomike të garantojmë atë që the tregun e vajit të ullirit”, tha Basha, të enjten, në një takim me prodhuesit e vajit të ullirit në vend.
Ai fajësoi për rritjen e çmimit të vajit të ullirit dhe vështorësinë për eksportin “monopolin bashkë me qeveritarin e korruptuar”.
Ky problem, tha Basha “ka ndodhur me duhanin ka ndodhur edhe me naftën, kanë ndodhur edhe me kromin”.
Basha fajësoi Ramën se “ka 8 vjet që ju gënjen, do ja hapni për herë të tretë? Unë kam fol me vepra, prapë me vepra do flas”.