Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se ndryshimet kushtetuese të 5 tetorit i hoqën mandatin e pestë PD-së në Lezhë.
“Marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë”, u shpreh Basha nga Lezha, ndalesa e dytë e turit të tij në vend.
Basha u shpreh se PS sërish bleu vota me bandat kriminale, “me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit krimina”.
Ai u shpreh se drejtësia komandohet nga “Arben Ndoka, që jo më kot e lëshuan një javë para zgjedhjeve, njësoj si Altin Hajrit”.
“Përfundimi i kësaj beteje është i pashmangshëm dhe fundi i regjimit Rama-Doshi, është fitorja e Shqipërisë. Këtë betejë ne e nisëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk e nisëm për veten tonë. Këtë betejë ne e nisëm për lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit, nuk e nisëm për karriget tona”, u shpreh Basha.